Vendosni fjalën kyçe....

Tokio 2020, eliminohet që në ndeshjen e parë Majlinda Kelmendi


Një nga sportistet më të mira të Kosovës dhe nga shpresat për një tjetër medalje, xhudistja Majlinda Kelmendi, është eliminuar nga Olimpiada e Tokios që në ndeshjen e parë.

Kelmendi garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë por u mposht nga hungarezja Reka Pupp.

Ditën e djeshme Kosova mori medalje ari në xhudo me sportisten Distria Krasniqi.