Adoleshentja japoneze Momiji Nishiya hyri në histori duke marrë medaljen e parë të artë në skateboard për femra në Lojërat Olimpike të Tokios.
13-vjeçarja mori titullin në Tokio duke mundur në finale rivalen adoleshente Rayssa Leal të Brazilit.
Nishiya triumfoi në finale duke mposhtur bashkëmoshataren e saj nga Brazili, ndërsa 16-vjeçarja Funa Nakayama po e Japonisë, u rendit në vendin e tretë duke plotësuar podiumin e fituesve.
Nishiya është medalistja më e re në moshë dhe vjen një ditë pasi japonezi Yuto Horigome fitoi medaljen për meshkuj.