Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj midis qytetit të Lushnjës dhe Karbunarës.
Deri më tani janë nën flakë disa hektarë me ullishte ndërkohë zjarrfikësja po shkon për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Mësohet se zjarri është përhapur shume shpejt nga era e forte dhe se banorët janë përpjekur për të shuar zjarrin vetë, por ka qenë e pamundur.
Zjarri vijon të shkojë drejt varrezave në Karbunarë dhe banesave të lagjes së Saraçëve.