Vendosni fjalën kyçe....

Gallata e madhe me Fierin


Nga Klodian Tomorri

Kjo është gallatë e madhe.

Fieri ka që në kohën e Ismail Qemalit, që qeveriset nga socialistët. Nga kryetari i qarkut deri tek kryepleqtë e fshatrave. Këto 100 vitet e fundit të gjithë kanë qenë socialistë. D.m.th i djathti i fundit me pushtet aty duhet të ketë qenë ndonjë xhandar i Zogut. Por Petro Koçi ankohet se financat publike në Fier janë në duart e krimit.

Rama ka 8 vjet që qeveris me pushtet absolut në Shqipëri. D.m.th ky i cakton vet ku do kalojë rruga, me ça ngjyre do lyhen pallatet, ku do bëhet porti, si do jetë aeroporti. Të gjitha. Por ankohet se këtu vidhet shumë me tenderat.

Zv.kryeministri është numri dy i qeverisë. Por ankohet se nuk e lënë të flejë gjumë betonieret e Lalit.

Ka qenë një skeç me Koço Devolen e madh, kur bie tek puseta. Ne presim nga instancat, por instancat paskan rënë vetë brenda.