Një person është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në Mat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e shkuar në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit. Dyshohet se viktima Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij pas një sherri familjar, shkruan BW.
Dyshohet se Elezi është goditur nga familjarët teksa ka qenë në gjendje të dehur.
Sherri në familje ka nisur gjatë natës ndërsa fqinjët kanë njoftuar policinë pas zhurmës.
Bashkëshortja e vajza e viktimës janë shoqëruar në polici për t’u pyetur për ngajrjen pasi dyshohent se e kanë goditur kryefamiljarin në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Njoftimi
“Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. L., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. L., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L, 47 vjeç.
Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. L., dhe vajza e tyre A. L., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.”