Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten me nga 1 milion lekë dy lokale në Ishull Lezhë, vendosën muzikë pas orarit të lejuar


Dy lokale në Lezhë janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë të reja gjobë.

Sipas policisë, administratorët e lokaleve në Ishull Lezhë, G.U. e N.P kishin lënë muzikën në lokalet e tyre përtej orarit të lejuar.

Në njoftimin zyrtar, policia u bën thirrje administratorëve të lokaleve që të respektojnë masat e vendosura lidhur me pandeminë.

Njoftimi

Ishull, Lezhë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Lezhës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull, Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.  Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit G.U., banues në Ishull Lezhë dhe N.P., banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.  Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.