Vendosni fjalën kyçe....

Historike/ Kosova siguron medaljen e argjendit në Tokio 2020, tani synon të artën


Kosova ka shkruar historinë siguruar medaljen e dytë në Olimpiadën e Tokios. Xhudistja Nora Gjakova është kualifikuar në finale pasi ka mposhtur në gjysmëfinale vendasen Tsukasa Yoshida në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova arriti të mposhtë më herët holandezen Sanne Verhagen në turin kualifikues ndërsa në gjysmëfinale mposhti sllovenen Kaja Kajzer.

Ajo e ka siguruar tashmë medaljene argjendit por në finale do bëjë çmos për të artën, që do ishte e dyta pas asaj të Distria Krasniqit.