Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e 30 të mëngjest të sotëm në lagjen ‘Osman Haxhiu’.
Viktima dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat e ka ndërruar jetën në vendin e ngjarjes.
“Më datë 26.07.2021, rreth orës 06:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati, një shtetas ende i pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.” – thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.