Vendosni fjalën kyçe....

Kosova mahnit në Olimpiadën e Tokios, Nora Gjakova merr medalje ari në xhudo


Nora Gjakova ia bëri fora në Olimpiadën e Tokios duke marrë medaljen e arit në xhudo.

Talenti nga Kosova arriti të rrëmbejë medaljen në kategorinë deri57 kilogramë dume mposhtur në finale  sportisten franceze Sarah Leonie Cysique.

Më herët Gjakova mposhti tre kundërshtare të tjera para se të mbërrinte në finalen e madhe. përveç Nora Gjakovës,

Kosova ka marrë një tjetër medalje ari me Distria Krasniqin në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, si dhe një mdealje bronzi me ekipin e femrave në basketboll.

Kampionia olimpike në Olimpiadën e Rios 2016, Majlinda Kelmendi u eliminua më herët.