Kosova ka ulur flamujt në gjysmështizë e mban sot zi kombëtare pas aksidentit tragjik me 10 viktima në Kroaci.
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa një autobus me 69 persona në bord që udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës doli nga rruga në Slavonski Brod të Kroacisë.
Nga aksidenti i rëndë humbën jetën 10 persona ndërsa më shumë se 40 të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore në spital. Sipas mjekëve në spitalin kroat ku po trajtohen të lënduarit, 15 prej tyre janë ende në gjendje të rëndë.
Sipas dëshmisë së shoferit që ka qenë në timon në kohën e aksidentit, atë e ka zënë gjumi për pak çaste, gjë që ka sjellë edhe aksidentin tragjik. Krerët e Kosovës udhëtuan dje drejt Kroacisë ndërsa sot Prishtina zyrtare e ka ditë zie.