Arrestohen nënë e bijë me dyshimet se kanë goditur me sende të forta kryefamiljarin, i cili ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur në Gurrë të Vogël të Klosit, ku Ylber Lezi humbi jetën. Në pranga janë vënë gruaja dhe vajza e tij, M.L 51 vjeç dhe A.L 21 vjeç.
“Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. L., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. L., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L, 47 vjeç.
Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. L., dhe vajza e tyre A. L., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.”, njoftonte më herët policia.