Vendosni fjalën kyçe....

Pogradec, dy raste të dyshuara me virusin “Delta”. Komiteti: Po qarkullon gjerësisht në Shqipëri


Dy personat të vaksinuar me vaksinën “Pfizer” mendohet se janë raste të dyshuara me variantin “Delta” të koronavirusit.

Nga testet e shpejta ata rezultuan pozitivë dhe u kthyen në Kapshticë nga pala greke.

Komiteti i ekspertëve ka deklaruar e ky virus po qarkullon tashmë gjerësisht në Shqipëri, në Shkodër, Lezhë dhe Kavajë.

Po kështu sipas informacioneve që ata japin, mësohet se është përhapur edhe në vende të tjera si Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Peqin, Mat dhe Vlorë.

Në spital sipas tyre janë aktualisht të shtruar 9 persona të infektuar.