Marrjen e masave deri në pezullim. Kjo është kërkesa që Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion ka për Alban Toron, drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
Arsyeja sipas tyre lidhet me akuzat që janë tashmë publike ndaj tij: falsifikim dokumentesh dhe deklarim të pavërtetë.
Dyshimet janë se Toro, anëtar i KLGJ-së e ka ftuar këtë post duke falsifikuar dokumentet e viteve të punës. Si rregull duhet të kishte 10 vite punë si avokat dhe pa ndërprerje, por duket se nuk është kështu.
Nga viti 2010 deri në 2011-ën mësohet se Toro e ka pezulluar aktivitetin si avokat, gjë që nuk është pasqyruar në dokumentet e aplikimit si anëtar i KLGJ-së.