Vendosni fjalën kyçe....

U mbaron afati i paraburgimit, lirohet nga qelia Astrit Avdylaj dhe 2 persona të tjerë të dosjes 339


Astrit Avdyli, Jasin Kala dhe Denis Llaftiu janë liruar nga qelia. Tre të arrestuarit për dosjen 339 do të shkojnë në arrest shtëpie.

Shkaku i lirimit në arrest shtëpie të tre të arrestuarve është fakti se u ka përfunduar afati i paraburgimit, raporton News 24.

Tre të arrestuarit i përkasin operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018. 4 grupe kriminale u goditën atëherë teksa pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit ”Avdylajt” e Shijakut.

Gjithashtu grupi u kap edhe në përgjime për shit-blerje votash në qarkun e Durrësit.