Nga Ylli Manjani
Shshshshshsh…
Erdhën Afganët tani. Ska më lajme nga vendi. Mbaruan hallet e Shqipërisë.
Të shpërthejë histeria në media, “FB” e “Twitter” me vlerat historike të mikpritjes e besës…
Olta, fjala vjen kishte shpërthyer në histeri nga emocioni që i erdhën Afganët. Praktikisht kishte thënë “ufff shyqyr që na erdhën, se desh na i ra pika udhëheqësit”…
Tani radhën e ka Erion Veliaj të fillojë spektalin me kamera mbi mikpritjen, humanizmin dhe shërbimin me vlera të jashtëzakonshme ndërkombëtare.
Jo thjesht Afganasit, por gjithë bota do lenë mendtë nga ky shërbim…
Kaq deshën. Spektaklin e kanë merak vetë.
Kush do bast se do flasin dhe vetë Afganasit se ndjehen si në shtëpinë e tyre nga mikpritja e Erionit, Oltës dhe veçanërisht liderit global? Ky i fundit dje kishte thënë se “nuk do ti strehojmë në Qytetin Studenti”…Mirëpo spo ja zbatojnë urdhërat…
Nejse spektakli mediatik tashmë do ketë në pik.
Sa më takon nuk shoh televizione shqiptare prej vitesh. Preferoj të lexoj në internet më mirë sesa të shoh histeri politike live.
Ua sugjeroj ta merrni këtë masë për arsye higjiene mendore.
Afganët janë tashmë alibia perfekte për të keqqeverisur. Pas tërmetit e pandemisë, tani kemi Afganët…
Ai nuk di mënyrë tjetër sundimi përveç se me emergjenca nëpër këmbë. Edhe kur s’ka, i gjen. I shpik.
Në emergjenca ai shitet shtrenjtë. Dhe shqiptarët e blejnë, dmth e votojnë, me thënë të drejtën. E votojnë megjithëse ua fut sa këmba, se krahu nuk mjafton…