Taulant Balla ka thënë se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit ka pohuar gjetjet e raportit paraprak se ato ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, ky është raporti më i mirë për Shqipërinë në 30 vite për sa u përket zgjedhjeve.
Ai falënderon qytetarët për pjesëmarrjen masive në këto zgjedhje si dhe përgëzon KQZ-në për vlerësimin që ka marrë në raport.
“OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.” – shkruan Balla në Facebook.