Vendosni fjalën kyçe....

“Basha po e kthen PD-në në parti klienteliste” – Dorëhiqen 14 anëtarë të kryesisë së PD-së në Korçë


Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Andrea Mano dhe sekretari i degës së PD-së në këtë qytet, Devis Osmani bashkë me 12 anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj force politike kanë dhënë dorëheqjen nga pozicionet që mbajnë.

Ata e kanë bërë të ditur vendimin përpërmjet një deklarate për shtyp. Mano e Osmani janë anëtarë të kryesisë së PD-së në këtë qytet, ndërsa në dekaratën për mediat theksojnë se lidershipi i selisë blu nuk po tregon vullnetin për ta parë humbjen në zgjedhjet e 25 prillit në sy e për të reflektuar mbi shkaqet e saj.

Më tej në deklaratë, 14 anëtarët e dorëhequr të kryesisë së PD-së në Korçë shprehen të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD-së.

Ata bëjnë me dije se dorëheqja e tyre është e parevokueshme, ndërsa theksojnë se shumë demokratë në Korçë janë të papërfaqësuar nga ato që i quajnë importe të kreut të PD-së, Basha. Në fund të deklaratës, 14 anëtarët e dorëhequr thonë se do vijojnë të jenë anëtarë të PD-së e do punojnë për demokracinë.

Deklarata

“Te nderuar qytetare te Korces,

Të dashur demokrate te Korces.

Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .

Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy humbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj

– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD

– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite

– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia  kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit

– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .

Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si aneter i Keshillit Kombetar te PD.

14 anetare  te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme  nga ky funksion.

Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :

– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira  per  PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.

– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin  e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .

– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .

– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve .

Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces.

Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD.

Ne do te vazhdojme  te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces.