Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi denoncimet tona, 25 prilli vjedhja më e madhe e votave në pluralizëm


Kreu i Partisë Demokratike ka thënë sot se raporti i 25 prillit nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit ka konfirmuar denoncimet e bëra nga opozita para, gjatë e pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë konferencës për shtyp, Basha tha se 25 prillit është vjedhja më e madhe e votave në pluralizëm ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë krimet elektorale e të dënojë ërgjegjësit.

“Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi edhe njëherë atë që kemi denoncuar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. 25 prilli është vjedhja më e madhe e votave në pluralizëm. Ky regjim i ka shpallur luftë demokracisë. Më 25 prill s’;u dëmtua PD po Shqipëria e shqiptarët, interesat dhe e ardhmja e tyre. Është detyrë e SPAK të ndjekë më përparësi dosjet e krimeve zgjedhore e të ndalë ping-pongun me këto dosje që i ka zënë pluhuri. Të dënohen përgjegjësit e të mos lirohen siç ndodhi dje me të akuzuarit e Dosjes 339. Asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar. Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se raporti vuri në duke blerjen e votave, shkrirja e qeverisë me partinë, abuzimi me pushtetin e funksionet publike, punësimin në administratë, përdorimin e fondeve të tërmetit dhe patronazhistët.

“Raporti konfirmoi që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhej me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhoe. Këtë e kemi thënë që prej ditës së parë dhe e kanë parë me syt e tyre shqiptarët që kërkonin ndryshimin. Këtë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport, për fat të keq, është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizmit. Blerja e votave, e kemi thënë ne e thotë dhe raporti, shkrirja në një e qeverisë dhe partisë, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, rritje fiktive të punësimit në administratë për qëllime elektorale, presion administratës për të votiuar partinë në pushtet, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të përfituar, i kemi thënë ne, i konstatoni dhe raporti. Vjedhja e të dhënave, ngritja e patronazhistëve, duke ushtruar shantazhe ndaj qytetarëve, e kemi thënë ne e konstaton dhe raporti dhe vijon të thellohet kjo dramë. Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Para dhe pas 25 prillit, PD ka denoncuar krimet zgjedhore, 185 padi janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve, por asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar deri në këtë moment.”