Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon për ndalimin ndaj gazetarit: Akt i turpshëm, represioni është produkt i modelit Rama


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur sot ku policia ne operacion e sipër ka dhunuar edhe gazetarin te cilin e ka parë teksa filmonte aksionin në zonën e  Varrit të Bamit.

Basha ka dënuar dhunën duke e quajtur akt të turpshëm.

Kreu i PD-së thotë më tej se represioni është produkt i modelit Rama.

Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”—shkruan Basha.