Vendosni fjalën kyçe....

Borusia Dortmund i gjen menjëherë zëvendësuesin Sanchos


Borussia e Dortmundit gjen pasuesin e Jadon Sanchos.

Klubi verdhezi ka zyrtarizuar afrimin e talentit holandez Donyell Malen nga PSV Eindhoven.

Për kalimin e Malen te Borussia e Dortmundit, flitej prej ditësh por tashmë transferimi ka marrë formë zyrtare, me verdhezinjtë që bëjnë një goditje të rëndësishme për prespektivën.

Malen i cili grumbullohet rregullisht edhe nga përfaqësuesja holandeze në total në 81 ndeshje me PSV Eindhoven ka arritur të realizojë 40 gola, një mesatare e shkëlqyer kjo për një 22-vjeçar.

Kartoni i Malen i kushtoi Dortmundit 40 milionë euro ndërkohë që sulmuesi ka firmosur deri në vitin 2026.