Vendosni fjalën kyçe....

Marjus Dema del nga burgu, vrau shokun e tij te “5 Maji”


Marjus Dema që ka pranuar vrasjen e shokut të tij ka dalë nga burgu. Gjykata e Apelit në Tiranë ka lehtësuar masën e sigurisë, nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.

 “Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them, datë 12.07.2021 ka vendosur: Për personin nën hetim M.D caktimin e masës “Arrest në burg”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. 757/1 Regj.Them, datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane

– Zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duke caktuar si masë sigurimi” Arrest në shtëpi””, njoftoi gjykata.

Dema qëlloi me armë shokun e tij Mehmet Qema më 10 maj të këtij viti, duke thënë më pas se ka ndodhur askidentalisht.