Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Dënoj dhunën arbitrare të policisë ndaj gazetarit


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku policët shtrinë në tokë gazetarin pas gjatë një aksioni anti-drogë.

Presidenti Meta ka dënuar me forcë dhunën të cilën e quan arbitrare ndaj punonjësit të policisë.

Meta deklaron se ky rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë.

Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “Neës 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”-shkruan Presidenti.