Vendosni fjalën kyçe....

Pak ditë më parë i arrestuan bashkëshorten e djalin, kapet 60-vjeçari në Skrapar


Është ndaluar një person i shpallur në kërkim pak ditë më parë. 60-vjeçari me iniciale M.M. është kapur në Skrapar pasi akuzohet për kultivim lëndësh narkotike.

Në datën 22 korrik, policia arrestoi bashkëshorten e djalin e tij, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në një pyll pranë banesës gjeti kubikë me fidanë të dyshuar kanabis si dhe dy krehëra me fishekë.

Po kështu një 30-vjeçar me iniciale S.V. është arrestuar në Berat pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi

“Skrapar/Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.  Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

M.M., 60 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi shërbimet e Policisë, më datë 22.07.2021, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë. Për këtë rast, më datë 23.07.2021, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e shtetasit M. M. dhe djali i tyre, shtetasi Q. M. (bashkëpunëtorë).“

Njoftimi

“Berat/Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. V., 30 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”