Vendosni fjalën kyçe....

Pastori amerikan u thotë mbajtësve të maskave se nuk janë të mirëpritur në Kishë: S’kam ndërmend të luaj lojërat idiote të Demokratëve


Ndërsa mbajtja me detyrim e maskave vijojnë të debatohen në të gjithë SHBA-në, një pastor në Tenesi, i njohur për kundërshtimin e tij ndaj bllokimeve lidhur me pandeminë dhe vaksinimit masiv, e bëri të qartë se mbajtësit e maskave nuk do lejohen në kishën e tij.

Duke iu drejtuar kongregacionit të tij të dielën, pastori tha se ishte kundër vendimit për mbajtjen e detyruar të maskës. Nëse Mount Juliet në Tenesi, ku ndodhet Kisha Biblike Global Vision, kalon të njëjtin ligj për ta bërë të detyrueshme maskën, pastori Greg Locke pretendoi se nuk do të ndiqte udhëzimet e rivendosura.

“Nëse ata e kalojnë ligjin dhe ju filloni të shfaqeni këtu me maska, unë do ju kërkoj të largoheni,” tha Locke teksa personat që ndodheshin brenda kishës brohorisnin.

“Unë do ju kërkoj të largoheni. Unë nuk jam duke i luajtur këto lojëra të Demokratëve në këtë kishë. Nëse doni distancë shoqërore, shkoni në Kishën e Parë Baptiste, por mos hajdeni këtu.” – shtoi pastori, ndërsa njerëzit shpërthyen në duartrokitje.

Në një shërbim që u transmetua drejtpërdrejt në Facebook, Locke vazhdoi të kritikojë kolegët e tjerë pastorë për refuzimin e kryerjes së shërbimeve si pagëzimet, nga frika e virusit dhe variantit të tij Delta.

“Unë nuk jam duke i luajtur këto lojëra idiote,” tha ai.

“Një bandë pastorësh që flasin gjithëditën se duan t’i shohin njerëzit të shërohen dhe kanë frikë t’i pagëzojnë për shkak të një varianti Delta – më kanë ardhur në majë të hundës këto.” – theksoi ai.

Megjithatë sjelljet e tij janë kritikuar nga liberalët në mediat sociale. Disa thanë se Locke dhe mbështetësit e tij do i kapë Covi-19 ndërsa të tjerë thanë se ata do vdesin nga virusi.