Vendosni fjalën kyçe....

Pëllumbi i PS: Raporti i OSBE/ODIHR më i miri ndonjëherë për Shqipërinë, zgjedhjet të lira e të ndershme


Partia Socialiste ka vlerësuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Sipas Sekretarit Organizativ, më 25 prill zgjedhësit kanë pasur mundësinë të zgjedhin mes kandidatëve.

Ai vlerësoi marrëveshjen pas partive politike që mundësoi zgjidhjen e ngërçit politik si dhe hyrjen e opozitës në zgjedhje. Sipas Pëllumbit, ky raport është më i miri ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri duke cekur edhe disa prej argumenteve që sipas tij e vërtetojnë këtë.

“’Në zgjedhjet e 25 prillit, zgjedhësit patën mundësi të zgjedhin mes kandidatëve. Pas një marrëveshje, pas ngërçit politik, aktorët politikë patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. KQZ e riformatuar iu përkushtua organizimit të zgjedhjeve. Është qartë dhe ap asnjë ekuivok, vlerësimi pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita u takon qytetarëve që ushtruan të drejtën e votës. Më lejoni të citoj disa argumenta në mbështetje të konstatimit. Sa i përket zgjedhjeve, përshkruhet pozitivisht puna e KQZ së re, zgjedhjet parlamentare u organizuar mirë nga administrate zgjedhore.” – tha Pëllumbi.

Zyrtari i lartë socialist shtoi më tej se KQZ-ja, KAS-i e Kolegji zgjedhor e kanë përmbushur më së miri detyrën e tyre në zgjedhje ndërsa shtoi se përdorimi i teknologjisë është një risi që funksionoi më së miri.

Po kështu Pëllumbi se prokuroria ka nisur hetimet ndaj krimeve elektorale të cilat nuk janë kufizuar ndaj një subjekti politik. Në fund ai u zotua se PS do bashkëpunojë me aktorët e tjerë në vend për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme.

“KQZ u përball me detyrime të reja të zgjeruara. Pavarësisht vonesave, miratimi i rregulloreve, trajtimin e stafit, KQZ ia arriti të përmbushë si duhet detyrimet e saj, operoi me transparencë seanca të hapura për aktorët. Administrimi zgjedhor në të gjitha nivelet gëzoi vlerësimin e aktorëve. Si KAS, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore. Sa i përket përdorimit të teknologjisë, misioni shprehet se në përputhje me praktikat më të mira, KQZ pilotoi teknologji të reja votimi. U theksua liria themelore, se ne këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e tjera hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste. Pretendimet nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik. Së pesti, në mënyrë të veçantë janë rekomandimete OSBE/ODIHR në vendin tonë. Angazhimi ynë si forca mëe e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të paadresuar. Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër.” – mbylli deklaratën Pëllumbi.