Vendosni fjalën kyçe....

Prangoset 23-vjeçari në Kurbin, kërcënoi me armë çiftin e bashkëshortëve


Një 23-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë një çift bashkëshortësh.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale D.Gj., banues në Lezhë. Sipas policisë, ai ia kërcënuar me automatik duke gjuajtur në ajër një çift bashkëshortësh në fshatin Adriatik të Kurbinit pas një konflikti për motive të dobëta, sipas bluve.

Njoftimi

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një telefonate në Sallën Operative, se në fshatin Adriatik, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit D. Gj., i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi D. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.”