Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis hetimet për shtrirjen përtokë të gazetarit: Gjithmonë pranë qytetarëve e medieve


Gazetari Ergys Gjençaj

Prokuroria nis hetimet për shtrirjen përtokë të gazetarit të “Neës 24” Ergys Gjençaj nga efektivët gjatë operacionit policor ditën e sotme në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë.

Në një deklaratë të shkurtër prokuroria njofton:

“Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ne bashkëpunim me SHÇBA jane duke kryer verifikime te thelluara ne lidhje me incidentin e ndodhur me gazetaret ne rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës. Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.”

Po kështu Prokuroria e Tiranës shton se siguron “opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmone prane qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi qe mund te cenohen nga veprimet arbitrare.”

Efektivët shtrinë përtokë gazetarin në Tiranë që po filmonte një aksion te “Varri i Bamit”.  Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në një aksion për kapjen e tre personave në kërkim për drogë, ndërsa kanë dashur të bllokojnë filmimin e gazetarit pas dështimit të ndalimit të një drejtuesi makine luksoze.