Si i iku policisë i kërkuari me makinën luksoze në Tiranë, pas dështimit ia nxorën inatin gazetarit (VIDEO)


Thellohet edhe më skandali lidhur me një aksion policor të mesditës së sotme në zonën “Varri i Bamit” në Tiranë.

Para se të shtrinin përtokë gazetarin e “News 24”, efektivët kanë dështuar në aksionin e tyre për të ndaluar një person në kërkim me makinë luksoze.

Ata i kanë bërë thirrje disa herë të hapte derën e makinës, duke përdorur edhe ofendime, por ajo i ka dhënë gaz makinës.

Video e “MCN TV” tregon gjithë dinamikën.

 

Efektivët shtrinë përtokë gazetarin në Tiranë që po filmonte një aksion te “Varri i Bamit”. Bëhet fjalë për gazetarin e “Neës 24” Ergys Gjençaj.

Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në një aksion për kapjen e tre personave në kërkim për drogë, ndërsa kanë dashur të bllokojnë filmimin e gazetarit.