Pamjet e çuditshme nga Londra treguan një burrë të veshur si Spider Man duke shkelmuar dhe grushtuar një punëtore në një supermarket ‘Asda’. Policia arrestoi pesë persona pas përleshjes, ndërsa raportet tregonin për një grup ‘shakaxhinjsh’ të dhunshëm.
Videoja, e filmuar me sa duket të enjten në mbrëmje, tregon një burrë të veshur me një veshje Spider Man duke shpërthyer në një derë dhe duke shkelmuar një anëtare të stafit femër në gjoks në një supermarket ‘Asda’ në Clapham, Londër.
Ai më pas e godet me grushta në fytyrë, duke e lënë të shtrirë në dysheme. Një video e veçantë tregon një sherr masiv në supermarket, ku personi në fjalë shihet duke sulmuar dikë me një shkop hekuri.
Daily Mail raportoi se përleshja filloi si një ‘marifet’ i organizuar nga një grup i quajtur ‘Live Madness Replays’, i cili regjistron skena gazmore dhe i poston ato në Instagram dhe TikTok.
Në një deklaratë të postuar në Tëitter të premten, Policia e Wandsworth tha se pesë persona u arrestuan dhe mbeten në paraburgim ndërsa gjashtë u plagosën gjatë sherrit.