14 persona janë dënuar në Mat pasi janë akuzuar për pengimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Personat në fjalë u akuzuan për djegien e materialit zgjedhor në KZAZ-të 16 e 17 në Mat e Klos si dhe dëmtim të kompjuterëve dhe ekraneve të numërimit.
Me shërbim prove janë dënuar Shkëlzen Uka, Riza Disha, Myrteza Gjini, Paqësor Elezi, Asllan Likursi e Edmond Lala. Fillimisht gjykata i dënoi personat në fjalë më 2 vjet burg po ai u shndërrua në shërbim prove. Xhevalin Gjergji u dënua me 1 vit burg, që u shndërrua në 2 vjet shërbim prove, shkruan Shqiptarja.
Sokol Lela, Fatmir Molla, Mehmet Limani dhe Ilirian Celiku u dënuan me nga 1 vit burg, që u shndërrua në 240 orë punë në interes publik për secilin.
Adriatik Lika është dënar nga gjykata me 2 vjet e 4 muaj burg, Haki Likursi e Alehandër Muharremi u dënuan me nga 2 vjet burg. Hazbi Kurtagja, i cili u akuzua për armëmbajtje armësh të ftohta pa leje u dënua me 8 muaj burgim për armëmbajtje.
Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës duke thënë nëpërmjet kreut të saj në Mat, Arjan Lika, që vendimi është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.