Pas disa javësh pa viktima, një pacient ka ndërruar jetë lidhur me Covid-19 në spitalin Infektiv.
Nga 3316 testime të kryera janë gjetur 30 raste të reja me koronavirus.
Pacienti që ka humbur jetën është një 74-vjeçar nga Kurbini që sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ishte i vaksinuar.
Në spitalin infektiv po marrin mjekim të specializuar 17 pacientë.