Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se vranë kryefamiljarin, dërgohen në spitalin psikiatrik nënë e bijë


Nënë e bijë që akuzohen për vrasjen e kryefamijarit të shtëpisë në Mat janë dërguar në spitalin psikiatrik.

51-vjeçarja Mine Lezi e 21-vjeçarja Aida Lezi, akuzohen se kanë vrarë duke qëlluar me sende të forta 47-vjeçarin Ylber Lezi pak ditë më parë.

Ngjarja ndodhi të dielën ku nënë e bijë dyshohet se pas një konflikti në familje qëlluan me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen kryefamiljarit. Gjykata vendosi dërgimin e tyre për kurim pas kërkesës së prokurorisë.

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi. Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara  për vrasjen e 47-vjeçarit. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Mine Lezi, 51 vjeçe dhe Aida Lezi, 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë  kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Ylber Lezi. Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’.”