Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane për raportin e OSBE/ODIHR: E kemi mbajtur shënim


Ambasada amerikane në Tiranë thënë sot se ka mbajtur shënime lidhur me raportin perfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ajo nxit institucionet që ta shqyrtojnë këtë raport e rekomandimet e tij për të përmirësuar zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.” – shkruan ambasada amerikane në Facebook.