Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj: Themi që pallatet te “5 maji” t’i përfundojmë në majin e vitit 2022


“Themi se përfundojnë në maj”, dëgjohet të thotë ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj teksa ka marrë në një vizitë te “5 maji” edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Arben Ahmetaj ka bërë kështu parashikimin për vitin tjetër, duke shënuar plot 2 vjet e gjysmë nga tërmeti që la jashtë qindra banorë. Gjithmonë nëse ministri e parashikon saktë.

Kurse Veliaj ka vazhduar si gjithnjë me propagandën bajate, shoqëruar me superlativa të tipit: “punë e shkëlqyer” “transformimi i zonës i jashtëzakonshëm”, “si dita me natën” etj.

Zona e “5 Majit” është parashikuar për ngritjen e pallateve për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Këtu mësohet se janë parashikuar të zhvendosen edhe banorë, për pallatet e të cilëve ka të hapur procese gjyqësore për vendim shembje abuzivë.

Pallatet te “5 Maji”, sot