Vendosni fjalën kyçe....

Basha poston videon: Raporti i ODIHR konfirmoi masakrën zgjedhore, kemi depozituar 185 padi dhe presim drejtësi



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar videon përmbledhëse mbi zgjedhjet e 25 prillit për të cilat thotë se kanë qenë një masakër zgjedhore.

Basha thotë se vjedhja e zgjedhjeve nga partia në pushtet konfirmohet nga raporti i OSBE/ODIHR.

Ndërsa PD-ja ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

Kryedemokrati pret drejtësi dhe kërkon ndëshkimin e autorëve që vodhën zgjedhjet.

25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, shkruan Basha.