Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja paralajmëron me sanksione Turqinë nëse do preket Varosha e Qipros


Bashkimi Evropian ka dalë me një deklaratë të përbashkët ku dënon me forcë ato që i quan “hapa të njëanshme të Turqisë dhe deklarata të papranueshme të bëra nga Presidenti turk dhe udhëheqësi i komunitetit turk qipriot më 20 korrik 2021 mbi rihapjen e mëtejshme të qytetit Varosha.

BE kërkon nga Ankaraja që të respektojë dy rezolutat e Këshillit të Sigurimit, e fundit prej të cilave në vitin 1992 kërkon që në qytetin e braktisur prej vitit 1974, pas pushtimit turk të Qipros Veriore, të rikthehen vetëm banorët e shpërngulur prej tij.

Veprimet e njëanshme në Varosha që bien në kundërshtim me rezolutat e deklaratat e Këshillit të Sigurimit. BE mbështet rezolutën e cila i konsideron të papranueshme përpjekjet për të vendosur në ndonjë pjesë të Varoshas njerëz të tjerë përveç banorëve të saj dhe kërkon transferimin e asaj zone në administratën e Kombeve të Bashkuara. Asnjë veprim nuk duhet të kryhet në lidhje me Varoshën që nuk është në përputhje me ato Rezoluta”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.