Vendosni fjalën kyçe....

Donald Lu emërohet ndihmës sekretar i shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore


Presidentit Biden nominoi ish-ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë Donald Lu në postin e ndihmës sekretari i shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore.

Ditën e sotme në dëgjesën përpara Senatit Donald Lu tha para komisionit të jashtëm se iu ishte mirënjohës Presidentit dhe Sekretarit Blinken për besimin që i kishin dhënë.

Lu premtoi se do të vijonte betejën e tij ndaj terrorizmit dhe korrupsionit edhe në Azi.

Si bir i një emigranti në Shtetet e Bashkuara, jam veçanërisht krenar që i shërbej vendit tim për 30 vite në Shërbimin e Jashtëm dhe Korpusin e Paqes. Gjatë këtyre viteve kam punuar në avancimin e agjendës sonë në antiterrorizëm, demokraci dhe anti-korrupsion”.

Lu deklaroi se nëse konfirmohet në këtë detyrë të lartë në Departamentin e Shtetit do të punonte për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një partner të besueshëm për qeveritë dhe popujt e Azisë Qendrore dhe asaj Jugore.

Në Afganistan, unë fillova karrierën time duke punuar në kufirin afgan në Veri. Me vendimin e Presidentit për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 Shtator, ne përballemi me rreziqe të reja.  Unë kam një angazhim të thellë për të inkurajuar paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave dhe vajzave”.

Pas dëgjesës, Donald Lu u emëruar si ndihmës sekretar të shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, post ky vakant që nga Janari 2017, pret konfirmimin nga senati, raporton gazeta TemA./Hashtag.al