Greqia ka lehtësuar masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë që kërkojnë të hyjnë në vend.
Për këtë ata duhet të kenë plotësuar formularin, të kenë testin anti-covid si dhe certifikatën e vaksinimit me dy doza.
Ndryshe nga më herët, testi anti-covid mund të jetë nga institucionet shtetërore ose ato private.