Vendosni fjalën kyçe....

Kosova miraton buxhetin më të madh në histori, ndihmë për dëmet ekonomike nga pandemia


Kosova ka miratuar buxhetin e rishikuar për vitin 2021.

Sipas Ministrisë së Financave, ky buxhet është më i madhi që ka pasur vendi ndonjëherë.

Në qendër të tij do jenë luftimi i pandemisë dhe imunizimi i popullatës si dhe zbutja e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

“Buxheti i rishikuar për vitin 2021 është rreth 2.5 miliardë euro, ndërsa të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro. Ky është njëherësh edhe buxheti më i madh që ka pasur Kosova deri më tani, përkundër problemeve gjatë këtyre dy viteve si pasojë e pandemisë Covid-19.“ –  thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, shkruan Koha.