Vendosni fjalën kyçe....

Kundërshtoi të ndeshej me rivalin izraelit, përjashtohet nga Olimpiada e Tokios një tjetër xhudist


Një xhudist i dytë është përjashtuar nga Lojërat Olimpike të Tokios 2020, pasi kundërshtoi të ndeshej me kundërshtarin izraelit. Mohamed Abdalrasool i Sudanit fitoi ndeshjen e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë por më pas nuk u paraqit në të dytën.

Fondacioni Ndërkombëtar i Xhudos nuk njoftoi menjëherë arsyen pse Abdalrasool nuk garoi. Zyrtarët olimpikë sudanezë gjithashtu nuk komentuan menjëherë.

Megjithat më pas rezultoi se ai nuk ishte paraqitur pasi nuk donte të ndeshej me kundërshtarin izraelit. Fethi Nourine i Algjerisë u dërgua në shtëpi nga Lojërat e Tokios dhe u pezullua nga IJF të shtunën pasi ai gjithashtu u tërhoq për të shmangur një ndeshje të mundshme me Butbul të Izraelit.

“Ne kemi punuar shumë për të arritur Lojërat Olimpike, por çështja Palestineze është më e madhe se e gjithë kjo.” – tha Nourine.

Trajneri i Nourine, Amar Benikhlef, tha për mediat algjeriane: “Ne nuk ishim me fat me shortin. Kishim një kundërshtar izraelit dhe kjo është arsyeja pse na u desh të largoheshim. Ne morëm vendimin e duhur.”