Lojëra fati me celular në rrugën “Studenti” në Tiranë, kapen në flagrancë


 

Lojëra fati me celular në rrugën “Studenti” në Tiranë, kapen në flagrancë.

“Në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: I. K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.”, njofton policia.

Kjo është video e operacionit: