Vendosni fjalën kyçe....

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher e pranojnë që nuk lahen shpesh


Nuk lahen shpesh. Po po. Edhe yjet e aktrimit e pranojnë se zakonet e tyre të dushit nuk janë siç ne mund ta marrim me mend.

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher nuk bëjnë shpesh dushe të plota në shtëpi dhe po ashtu kanë një tjetër qëndrim sa i përket larjes së fëmijëve, raportojnë mediet ndërkombëtare.

E gjitha është zbuluar në një bisedë në podcastin e Dax Shepard dhe Monica Padman “Armchair Expert”.

“Nuk e laj trupin me sapun çdo ditë”, tha Kunis, duke vazhduar se lante pjesët që mund të krijonin më shumë papastërti si pjesët intime dhe thembrat. Kurse Kutcher shtoi se lante përditë gjenitalet dhe sqetullat.

“Unë nuk kisha ujë të nxehtë kur isha fëmijë,” rrëfeu Kunis, duke treguar se kështu e kishte fituar këtë zakon.

Po fëmijët e tyre Wyatt 6 vjeç dhe Dimitri 4? As ata nuk i lante përditë. Madje kur ishin të sapolindur nuk i lau asnjëherë.

Çifti është me idenë që të pastrohet kur sheh papastërti, jo kur nuk sheh.

Përkundër habisë që na solli çifti i aktorëve, është për t’u vlerësuar sinqeriteti apo jo?!

US actress Mila Kunis, left, and her husband US actor Ashton Kutcher, center, are seen with their children during the women’s 3m synchro springboard final of the 17th FINA Swimming World Championships in Duna Arena in Budapest, Hungary, Monday, July 17, 2017. (Tibor Illyes/MTI via AP)