Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në maternitet foshnja e sapolindur, babai kallëzon mjekët: S’i dhanë kujdesi e duhur


Një foshnjë e sapolindur ka ndërruar jetë në një nga maternitetet e Tiranës.

Sipas policisë, dyshohet se foshnja ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të shëndetit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Babai i foshnjës, ka kallëzuar në prokurori mjekët duke pretenduar se fëmijës së tij nuk i është dhënë ndihma e duhur.

Njoftimi

“Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”