Vendosni fjalën kyçe....

Ndodhia qesharake në Olimpiadë, anija bllokon garën duke lënë gjysmën e atletëve të habitur (Video)


Gara olimpike e triathlon për meshkuj në Olimpiadën e Tokios përfundo në kaos pasi një anije bllokoi rrugën për gati gjysmën e atletëve, me disa shikues që i cilësuan skenat si ‘të rrezikshme’.

Ndërsa 56 garuesit u rreshtuan për të filluar garën, rreth gjysma e tyre e gjetën rrugën e tyre ende të bllokuar nga një anije e cila ishte ngjitur me platformën e nisjes së garës.

Një mori atletësh u zhytën në ujë duke nisur garën drejt lavdisë olimpike ndërsa gjysma e rivalëve mbetën të bllokuar.

Anija u largua shpejt nga rruga, por tashmë ishte tepër vonë pasi gara duhej të rifillonte.

Gara përfundimisht vazhdoi përsëri dhe u fitua nga norvegjezi Kristian Blummenfelt, përpara Alex Yee të Britanisë së Madhe dhe Hayden Wilde të Zelandës së Re.