Vendosni fjalën kyçe....

Pensionistit 84-vjeçar në Gjermani i kapet tanku i Luftës së Dytë Botërore, rrezikon gjobën e majme


Avokatët në Gjermani po grinden për mënyrën se si të merren me një pensionist i cili ruajti një tank të Luftës së Dytë Botërore, një armë anti-ajrore dhe silur në bodrumin e tij.

Sendet u hoqën nga një shtëpi në qytetin verior të Heikendorf në vitin 2015 me ndihmën e ushtrisë.

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës tani po negociojnë dënime të mundshme, duke përfshirë një dënim me kusht dhe një gjobë deri në 500,000 euro.

I pandehuri, 84 vjeç, gjithashtu duhet të gjejë shtëpi të reja për sendet monumentale. Sipas avokatit të tij, një muze i SHBA-së është i interesuar në blerjen e tankut legjendar ‘Panther’. Shumë historianë argumentojnë se ishte arma më efikase e përdorur nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Avokati gjithashtu tha se një numër koleksionistësh gjermanë i ishin afruar të pandehurit mbi sendet e tjera, të cilat përfshinin pushkë sulmi dhe pistoleta, raportojnë mediat lokale.

Në një seancë gjyqësore të hënën në qytetin Kiel, rreth 100 kilometra në veri të Hamburgut, avokatët po përpiqeshin të përcaktonin nëse koleksioni ushtarak i burrit kishte shkelur Ligjin e Gjermanisë për Kontrollin e Armëve të Luftës. Akti rregullon prodhimin, shitjen dhe transportimin e armëve të luftës.

Mbrojtja argumenton se shumë prej armëve nuk janë më funksionale dhe se tanku ishte blerë si skrap. Ata po konsiderojnë të pranojnë një gjobë më të ulët prej 50,000 eurosh, njoftoi gazeta ‘Die Welt’.