Një vajze të re i ka rënë të fikës brenda një prej urbaneve të Tiranës.
Udhëtarët janë shprehur për Syri TV se kushtet në urbane janë skandaloze pasi shoferët nuk i ndezin kondicionerët teksa temperaturat në kryeqytet kanë arritur vlera deri në 39-40 gradë Celsius.
Udhëtarët i kërkojnë bashkisë që të ushtrojë trysni për rritjen e cilësisë së urbanëve duke nisur nga ajri i kondicionuar e pastërtia.
Pak ditë më parë, Veliaj me nota ironike foli për shërbimin urban e rritjen e cilësisë së tij teksa prezantonte autobusët e parë hibridë për disa linja urbane në Tiranë.
*Video Credit: Syri