Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Shkup: Minishengenit do i ndërrohet emri, por sërish do kapen me të


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Në deklaratën e tij për Top Channel, kryeministri deklaroi se do i ndërrohet emri i minishengenit

Në Shkup, Rama do takohet me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin e MV, Zoran Zaev ku dhe do jenë pjesëmarrës mbi 300 kompani nga të treja vendet.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nisëm, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prap me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë”-deklaroi Rama në intervistën për Top Channel.