Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja përfundon në spital pas djegies së rëndë me benzinë, dyshimet te bashkëshorti


 

Gruaja përfundon në spital pas djegies së rëndë me benzinë, dyshimet janë te bashkëshorti.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër.

“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë 72-vjeçarin me iniciale P.J., banues në fshatin Këllëz për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.