Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtim pa leje në plazhin e Tales, i vihen prangat pronarit të lokalit veror


Ndërtim pa leje në plazhin e Tales, i vihen prangat pronarit të lokalit veror, Ardit Isufit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Tales, Lezhë, kanë konstatuar një beach bar që po kryhej pa lejen e autoriteteve kompetente.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit A.I., 41 vjeç, banues në  Kurbin.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke bërë një beach bar pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.”, njofton policia.