Vendosni fjalën kyçe....

Pse kampionët olimpikë i kafshojnë medaljet që fitojnë?


Gjatë lojërave olimpike të “Tokio 2020” kemi parë që kampionët kanë kafshuar medaljet e fituara. Dhe kjo ka ndodhur shpesh.

Po pse e bëjnë ata një gjë të tillë?

“CNN”-i sjell një shpjegim se e gjitha ka lidhje me nxitjen nga media.

David Wallechinsky, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Shoqërisë Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë, i tha CNN-it në 2012 se ndoshta është një përpjekje për të kënaqur median.

“Është bërë një mani me fotografët”, thotë Wallechinsky, bashkëautor i “Libri i plotë i Lojërave Olimpike”. “Unë mendoj se ata e shikojnë atë si një shkrepje ikonike, si diçka që ju ndoshta mund ta shisni në media. Unë nuk mendoj se është diçka që atletët ndoshta do ta bënin me mendjen e tyre.”, thotë ai.

Fenomeni nuk është ekskluziv vetëm në Lojërat Olimpike.

Superylli i tenisit Rafael Nadal është bërë i famshëm pasi duket sikur dëshiron të heqë një copë nga trofeu që fitoi.